Juergen Klopp nuk beson se kontrata e tij e re me Liverpoolin do të jetë një faktor vendimtar për të bindur Mohamed Salahun për të qëndruar.
Përveç Salahut, Sadio Mane është një tjetër lojtar që Liverpooli dëshiron t’ia vazhdojë kontratën.
Edhe pse Klopp thotë se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të dy sulmuesit, ai e kupton se ata do të marrin vendimet për të ardhmen e tyre. “Marrëdhënia ime me Salahun dhe Manen është e shkëlqyer. Nuk besoj se marrëveshja ime do të ketë ndikim në vendimet e tyre. Në fund të fundit, ata vendosin për veten”, tha Klopp.
Kontrata e Salahut me Liverpoolin skadon në vitin 2023 sikurse e Manes.