Mohamed Salahu vazhdon shkëlqimin te Liverpooli edhe në këtë sezon.
Egjiptiani shënoi golin e dytë në fitoren kundër Interit në Ligën e Kampionëve, të mekurën mbrëma.
Për Salahun ishte goli i 33-të për Liverpoolin në Ligën e Kampionëve në 50 ndeshje.
Vetëm Cristoano Ronaldo me 51 gola për Real Madridin dhe Robert Lewandowski i Bayernit me 36 gola, kanë shënuar më shumë se sa Salahu në 50 ndeshjet e para në garën më të madhe evropiane për klube.
Po ashtu, 29-vjeçari u bë lojtari i dytë që shënon brenda një edicioni ndaj Milanit dhe Interit në Champions. Këtë e kishte bërë edhe Peter Crouch në sezonin 2010/2011.
Në total këtë sezon, Salahu ka shënuar 24 gola në 29 ndeshje. Ka bërë edhe nëntë asistime.
Ndërkohë, Liverpooli është në garë për të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon, në Premier League, Ligën e Kampionëve, Kupën e Anglisë dhe është në finale të Kupës së Ligës ku do të përballet me Chelsean.
Në 38 ndeshje në të gjitha garat, Liverpooli ka 28 fitore, tetë barazime dhe ka pësuar vetëm dy humbje në Premier League.