Juergen Klopp ka minimizuar frikën për mungesën e formës dhe golave të sulmuesit Mohamed Salah.
Ylli egjiptian nuk ka shënuar gol për Liverpoolin që nga muaji shkurt, kur shënoi nga pika e bardhë në fitoren 2:0 ndaj Brightonit. Por, përkundër kësaj trajneri gjerman beson se Salahu ka dhënë kontribut të madh në takimet e luajtura deri më tani.
“Më pëlqeu shumë se si luajti në ndeshjen ndaj Manchester Cityt. Ai luajti një lojë vërtet të mirë, kështu që është vetëm çështje kohe se kur do të shënojë gjithashtu. Ai ka qenë i pafat në këto momente dhe ju e dini, nëse nuk keni fat si sulmues, as nuk provoni. Ai ka qenë mjaft afër disa herë dhe momenti kur do të shënojë do të vijë patjetër. Jam shumë i kënaqur me formën që ai ka treguar në këtë takim”, deklaroi Klopp.
Sulmuesi i krahut, në 41 ndeshje, në të gjitha garat ka shënuar 28 gola dhe ka bërë 11 asistime.