Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Pas largimit të Coutinhos, Firmino është më i vlerësuar

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp beson se Roberto Firmino tani është më i vlerësuar pas shitjes së Philippe Coutinho.

Coutinho një muaj më parë u largua nga “Anfield” për te Barcelona.

“Kur hyra, thashë menjëherë se isha i lumtur që Roberto është këtu”, tha Klopp.

“Unë nuk mendoj se ai është rritur së fundmi, por ndoshta është më e dukshme, sepse situatat e tij ka qenë nën hijen e Phil Coutinhos”.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm. Nuk e di se çfarë mendojnë njerëzit për Roberto Firminon, por njerëzit me një tru të futbollit e gjykojnë drejtë”, theksoi Klopp.