Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kiptum dhe Hassan fitojnë në maratonën e Londrës

Keniani Kelvin Kiptum e ka thyer rekordin e bashkëkombësit Eliud Kipchoge në maratonën e Londrës, ndërsa ka vendosur kohën e dytë më të shpejtë nga të gjitha maratonat. 23-vjeçari ishte vetëm 16-të sekonda me vonesë nga rekordi botëror që mbahet nga Kipchoge.

E mbylli maratonën e Londrës për dy orë, një minutë e 25 sekonda. Kiptum po ashtu në debutim në maratonën e Venecias në dhjetor e mbyllu garën me kohën më të shpejtë kur në finish arriti me kohën dy orë, një minutë e 53 sekonda. Ishte koha e tretë më e shpejtë në histori.

Vendin e dytë e zuri keniani tjetër, Geoffrey Kamëoror, me afër tre minuta vonesë. Kampioni në fuqi nga Etiopia, Tamirat Tola, doli i treti, ndërsa britaniku Mo Farah e mbylli maratonën në vendin e nëntë. Ai ka thënë se kjo do të jetë maratona e tij e fundit. Në total, katër britanikë hynë në finish në top 10-she. Ndërkohë, keniania Sifan Hassan po ashtu dhuroi paraqitje mbresëlënëse dhe e fitoi maratonën në konkurrencën e femrave.

Kampionia olimpike holandeze 30-vjeçare, pësoi lëndim në kofshë, por shkoi deri në fund dhe e fitoi këtë garë, që ishte debutuese për të. Hassan ishte fituese e 5 mijë metrave dhe 10 mijë metrave vrapim në Lojërat Olimpike të Tokios. Ajo e mbylli garën për dy orë, 18 minuta e 33 sekonda. Alemu Megertu nga Etiopia ishte e dyta, kurse keniania Peres Jepchirchir, zuri vendin e tretë. Maratona e Londrës sivjet është mbajtur në datën tradicionale, në muajin prill, për herën e parë që prej vitit 2019, për shkak se në vitet pasuese shpërtheu pandemia e koronavirusit. Pjesëmarrës ishin më shumë se 47 mijë garues.