Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vdiq rekordmeni botëror në maratonë, Kevin Kiptum (24)

Rekordmeni botëror në vrapim maratonë, keniani Kevin Kiptum, ka vdekur në moshën 24-vjeçare pas një aksidenti automobilistik në vendin e tij.


Ka vdekur edhe trajneri i Kiptumit,Gervais Hakizimana nga Ruanda, të cilët ishin në një veturë në aksidentin që ndodhi në Keninë perëndimore, të dielën.
Kiptum shpërtheu vitin e kaluar dhe u bë rival i Eliud Kipchoges, njërit prej vrapuesve më të mëdhenj të maratonës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo


Në Chicago, tetorin e kaluar, Kiptum theu rekordin e Kipchoges duke vrapuar distancën prej 42 kilometrave për dy orë e 35 sekonda.
Dy atletët ishin në ekipin e zgjeruar të Kenisë për maratonën e Lojërave Olimpike të Parisit.
Sipas zyrtarëve, Kiptum ishte duke drejtuar veturën, që humbi kontrollin dhe u rrotullua. Atleti dhe trajneri i tij mbetën të vdekur në vend.