Franck Kessie mund ta lërë Milanin në muajin janar, ndërsa sipas “La Gazzetta dello Sport”, skuadrat e interesuara për të janë PSG-ja dhe Liverpooli.
Kontrata e Kessiet përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe që nga muaji janar, ai mund të nënshkruajë parakontratë me ndonjë klub tjetër.
Milani i ka ofruar 6.5 milionë euro në vit për ta nënshkruar kontratën e re, por ish-lojtari i Atalantas ka kërkuar 8 milionë euro.
“Rossonerët” tani janë të detyruar ta pranojnë çdo ofertë për 24-vjeçarin, në mënyrë që të mos e lëshojnë atë si transferim të lirë, siç ndodhi me Gigio Donnarumman dhe Hakan Calhanoglun.