Franck Kessie do të largohet nga Milani. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me klubin kuqezi.
Gazetari Gianluca di Marzio ka shkruar të martën, se mesfushori ka vendosur që karrierën ta vazhdojë te Barcelona.
Kessie raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën. Klubi spanjoll i ka ofruar kontratë pesëvjeçare me pagë prej 6.5 milionë euro.
Këtë edicion, 25-vjeçari në 30 paraqitje ka shënuar gjashtë gola.
Ai është pjesë e Milanit që nga viti 2017 kur u transferua nga Atalanta.