Mesfushori i Bregut të Fildishtë, Franck Kessie, ka konfirmuar se do të largohet nga Milani muajin e ardhshëm, kur edhe i skadon kontrata me ekipin italian.
Kessie nuk ka arritur marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës dhe pritet që karrierën ta vazhdojë te Barcelona, ndonëse mesfushori nuk ka dhënë asnjë detaj për të ardhmen e tij. “Jam shumë i lumtur që e fitova titullin me klubin dhe mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t’i thënë lamtumirë.
Kam kaluar pesë vjet të mirë te Milani, e sidomos suksesin e fundit do ta mbaj në mend përgjithmonë”, është shprehur Kessie të mërkurën për “Canal +”.
25-vjeçari iu pati bashkuar Milanit në vitin 2017 nga Atalanta për 32 milionë euro dhe këtë sezon shënoi gjashtë gola në 31 ndeshje kampionale.