Franck Kessie pritet të largohet nga Milani në verë, kur edhe i skadon kontrata.
“Sport” shkruan se Kessie karrierën mund ta vazhdojë në Spanjë te Barcelona.
Raportohet se klubi nga Katalonja është afër marrëveshjes me 25-vjeçarin.
Barça është në negociata me mesfushorin e Milanit, për të cilin nuk do të ketë nevojë që të paguajë dëmshpërblim, pasi Kessie do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku.
Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Milanin.