Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kessie kërkon largimin nga Barcelona

Franck Kessie ka kërkuar largimin nga Barcelona. “Mundo Deportivo” shkruan të hënën se mesfushori nuk është i kënaqur me minutazhën e tij dhe për këtë arsye po dëshiron të largohet nga “Camp Nou”. Mësohet se Kessie ka njoftuar klubin për vendimin e tij dhe Barcelona pritet ta nxjerrë në shitje gjatë janarit.

Ai iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij edicioni si lojtar i lirë dhe në 12 paraqitje në të gjitha garat, vetëm në katër ka qenë titullar.

26-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026, ndërsa interesim për shërbimet e tij thuhet se ka shfaqur Juventusi. Ekipi italian po e kërkon huazimin e Kessiet deri në fund të sezonit, me opsionin e blerjes për 30 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm