Mesfushori Franck Kessie është në pritje për të mbyllur marrëveshjen me Barcelonën.
Kessie do të largohet nga Milani si futbollist i lirë, pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës me ekipin italian, që i skadon në fund të këtij muaji.
Kessie ka arritur marrëveshje me ekipin spanjoll dhe gjatë këtij muaji pritet t’i kryejë testet mjekësore te Barça.
25-vjeçari te Barcelona do të transferohet si futbollist i lirë.