Franck Kessie do të largohet në fund të sezonit nga Milani. “Calciomercato” të premten ka bërë të ditur se mesfushori ka vendosur t’i bashkohet Barcelonës në verë.
25-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me ekipin spanjoll dhe do të transferohet si futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata me Milanin.
25-vjeçari këtë edicion me “Rossonerët” në 29 paraqitje në Serie A ka shënuar pesë gola.
Ai është pjesë e klubit “kuqezi” që nga viti 2017 kur u transferua nga Atalanta.
Artikuj të ngjashëm