Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kessie largohet në janar nga Milani

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë, Franck Kessie do të largohet nga skuadra e Milanit gjatë afatit kalimtar të verës.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se krerët e Milanit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje Kessien, pasi po refuzon rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Te Milani po shpresojnë të marrin një ofertë mbi 20 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili tashmë po kërkohet nga shumë skuadra të mëdha të Evropës.

Kessie këtë sezon ka shënuar një gol në tetë paraqitje për Milanin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017 nga Atalanta.

Artikuj të ngjashëm