Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kessie vendos të largohet nga Milani

Franck Kessie ka vendosur të largohet nga Milani në fund të sezonit. Sipas “Gazzetta dello Sport” lojtari ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se nuk dëshiron vazhdimin e kontratës.

Krerët e klubit italian kanë insistuar në vazhdimin e kontratës me mesfushorin, por nuk kanë gjetur marrëveshjen.

Kessie do të largohet si futbollist i lirë në qershor të këtij viti. Për shërbimet e Kessies interesim kanë shprehur Atletico Madridi, PSG-ja, Inter, Juventusi e Barcelona.