Franck Kessie do të largohet përfundimisht nga skuadra e Milanit. “Gazzetta dello Sport” ka shkruar të martën se mesfushori tashmë ka njoftuar krerët e klubit se do të largohet, pasi ka refuzuar rinovim in e kontratës që i skadon në fund të sezonit.
Kessie pritet që karrierën ta vazhdojë në Premier League pasi shumë skuadra kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.
Te Milani kanë vendosur që Kessie mund të largohet në janar për 20 milionë euro. Mesfushori 24-vjeçar ka shënuar dy gola në 12 ndeshje për ekipin italian këtë sezon.
Artikuj të ngjashëm