Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Këshilli për parandalimin e dhunës paralajmëron dënime të ashpra për incidentin në “Fadil Vokrri”

Për rrahjen që ndodhi në prag të ndeshjes Prishtina – Ballkani, të hënën ka diskutuar edhe Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive.

Ky Këshill ka paralajmëruar dënime të ashpra për të përfshirët. Por fillimisht duhet që policia të identifikojë të përfshirët në rrahjen që ndodhi në tribunat e stadiumit “Fadil Vokrri”.

“Këshilli shpreh shqetësimin për dhunën e shfaqur nga tifozët dhe gjykon ashpër çdo lloj dhune të shfaqu në ngjarjet sportive. Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë filluar procedurat për identifikimin dhe hetimin e personave të përfshirë në dhunën e shfaqur, për të cilët janë parashikuar dënime të ashpra penale”, thuhet në një komunikatë të Këshillit.