Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rrahje në “Fadil Vokrri” ende pa nisur derbi

Ende pa nisur derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit kanë ndodhur incidente në “Fadil Vokrri”.

Në tribunën ku janë vendosur tifozët e Ballkanit, ka ardhur deri te një rrahje. Tifozë që ishin të vendosur në tribunën lindore, kanë vrapuar në drejtim të atyre në tribunën pas porte dhe ka ardhur te një rrahje masive.

Në stadium nuk ka ende policë.

Në vend të ngjarjes kanë mbërritur disa zyrtarë policorë, derisa në tribuna aktualisht janë rreth 5 mijë shikues.

 
Rrahje në “Fadil Vokrri” ende pa nisur derbi

Rrahje në “Fadil Vokrri” ende pa nisur derbi https://www.koha.net/r342145 ??

Posted by Koha.net on Sunday, September 4, 2022