Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Keani e dëshiron vetëm PSG-në

Juventusi është i interesuar që ta sjellë Moise Keanin në Torino, por është raportuar se futbollisti është i vendosur që ta lërë Evertonin përfundimisht për Paris Saint-Germainin.

Reprezentuesi i Italisë e ka gjetur formën e mirë në Paris dhe i ka shënuar 17 gola në 33 ndeshje garuese.

Mediumet e huaja kanë shkruar ditëve të fundit se Juventusi kërkon që ta rikthejë në skuadër sulmuesin të cilin e shiti te Evertoni për 27.5 milionë euro, plus bonuse, në vitin 2019.

Megjithatë, 21-vjeçari dëshiron me çdo kusht që ta vazhdojë karrierën te PSG-ja.