Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja po planifikon të blejë kartonin e Keanit

PSG-ja është duke planifikuar të blejë sulmuesin italian, Moise Kean.

21-vjeçari është i huazuar te PSG-ja nga Evertoni deri në fund të sezonit, por pas paraqitjeve të mira, i ka bindur drejtuesit e klubit francez që t'i ofrojnë kontratë.

Raportohet se Evertoni kërkon rreth 50 milionë euro për Keanin.

Sulmuesi Kean u transferua tek Evertoni nga Juventusi në verën e vitit 2019 për 27.5 milionë euro.

Pikërisht, Juventusi është duke tentuar që ta rikthejë në skuadër Keanin.

Artikuj të ngjashëm