Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kean mund të huazohet sërish te PSG-ja

Sulmuesi italian Moise Kean mund të rikthehet sërish te PSG-ja.

Kean që është lojtar i Evertonit, aktualisht është i huazuar te Juventusi.

Në fund të sezonit, Juventusi e ka detyrim që të blejë Keanin, të cilin e kishte shitur tek Evertoni në verën e vitit 2019.

“Zonja e Vjetër” po planifikon që në edicionin 2022/2023 ta huazojë 21-vjeçarin te PSG-ja, nëse nga klubi francez largohet Kylian Mbappe.

Te Juve e shohin si mundësi të mirë huazimin e italianit, i cili si lojtar është rritur pikërisht te klubi nga Torino.

Në 26 ndeshje këtë sezon, Kean ka shënuar katër gola dhe ka bërë edhe një asistim.