Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi i gatshëm ta rikthejë Keanin

Moise Kean që po shkëlqen te PSG-ja, pritet që në verë ta vashë sërish fanellën e Juventusit.

Sulmuesi 21-vjeçar, aktualisht është i huazuar te Parisi nga klubi i Evertonit.

“Tutto Juve” shkruan se kampioni në fuqi i Italisë është i gatshëm të paraqes ofertë për Keanin.

Italiani që kishte filluar shkëlqimin te Juventusi, u transferua tek Evertoni në gusht të vitit 2019 për 27.5 milionë euro.

Ndërkaq, në tetor të vitit të kaluar, Kean u huazua te PSG-ja deri në fund të sezonit. Ai ka shënuar 15 gola në të gjitha garat me skuadrën franceze këtë edicion në 29 ndeshje.