Sulmuesi Moise Kean mund të rikthehet te Paris Saint-Germaini në fund të këtij sezoni. Bëhet e ditur se krerët e PSG-së, janë të interesuar për italianin që e kishin në ekip më herët. Kean, aktualisht është pjesë e Juventusit por nuk po ka minutazhë të mjaftueshme.
Juventusi e ka huazuar Keanin nga Evertoni para fillimit të këtij edicioni, por ka bërë të ditur se nuk do ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij në verë për 30 milionë euro. Kjo ka bërë që Parisi të jetë i gatshëm ta paguajë një dëmshpërblim të tillë për ta transferuar Keanin, dhe tashmë ka nisur negociatat me Evertonin.
Kean po shihet te Parisi si zëvendësim ideal për Kylian Mbappen, i cili pritet të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë. 22-vjeçari ka qenë pjesë e Parisit për sezonin 2020/21, në të cilin ka shënuar 19 gola në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.