Kronikë

Kean dëshiron të mbetet te PSG-ja

Sulmuesi Moise Kean po dëshiron të mbetet te Paris Saint-Germaini edhe pas përfundimit të edicionit aktual.

21-vjeçari ka pranuar se po ndihet mirë te Parisi dhe po shpreson që ekipi francez ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartoni të tij këtë verë.

Kean u huazua te PSG-ja para fillimit të këtij edicioni nga Evertoni, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2024.

Kean ka treguar paraqitje të mira me fanellën e ekipit francez duke shënuar 17 gola në 40 paraqitje në të gjitha garat.

“Jam shumë i lumtur te PSG-ja dhe shpresoj të mbetem pjesë e këtij ekipi edhe për sezonin tjetër”, ka thënë Kean.