Evertoni është i gatshëm ta shesë sulmuesin Moise Kean. Sulmuesi italian është i huazuar te Paris Saint-Germaini deri në fund të këtij sezoni. Klubi anglez thuhet se ka njoftuar klubet e interesuara për sulmuesin italian se kërkon 70 milionë euro për ta lënë të lirë.
20-vjeçari po vazhdon me formë të mirë te PSG-ja, duke bërë që disa skuadra të shprehin interesim për të.
Kean këtë sezon ka shënuar 16 gola në 29 ndeshje në të gjitha garat për parisienët.