Skuadra e Trepçës e ka fituar bindshëm ndeshjen e parë të plejautit për Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça të hënën në Klinë, ka triumfuar ndaj Istogut në ndeshjen e parë të plejautit me rezultatin 99:70.
Me këtë fitore, Trepça veçse është konfirmuar si anëtare e Superligës edhe për sezonin e ardhshëm, ndonëse do të duhet ta luaj edhe ndeshjen e dytë kundër Istogut, të enjten.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPlejmejkeri kroat Dino Butorac ka udhëhequr Trepçën drejt fitores pasi ndeshjen e mbylli me 42 pikë të shënuara, shtatë kërcime e dy asistime.
Drilon Hajrizi shtoi 19 pikë, sa i pati edhe Stavros Toutzaiarkis që shtoi edhe 18 pikë. Te Istogu, më i dalluari ishte Ardit Pepaj me 19 pikë të shënuara, i përcjellë nga Diamant Shabani (17) e Fisnik Juniku (13).