Pasi e fitoi Kupën, Trepça është kthyer me fitore bindëse në Superligën e Kosovës në basketboll. Të dielën mbrëma në “Minatori”, Trepça shënoi fitore të pritur ndaj Istogut në kuadër të xhiros së 22-të. Por rezultati nuk ishte i pritshëm.
Mitrovicasit fituan 140:48 ndaj Istogut që u paraqit vetëm me lojtarë të vendit. Për Trepçën është fitorja e 15-të rresht në Superligë. Udhëheq në tabelë me 42 pikë. Istogu është i fundit me vetëm 23 pikë.
Ndonëse dallimi në cilësi ishte shumë i madh dhe rezultati ishte i thellë, trajneri i Trepçës, Adis Beqiragiq ua dha vetëm nga dy minuta lojë dy lojtarëve premtues mitrovicas, Rijad Ferati e Venis Haliti.