Krah-qendra Dustin Thomas është përforcimi i parë i huaj te Sigal Prishtina për sezonin e ri.
Prishtina të martën e ka prezantuar Thomasin, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare me ekipin kryeqytetas. Thomas (203 cm), te Prishtina po vlerësohet si përforcim i madh, duke pasur parasysh se sezonin e shkuar kishte shkëlqyer tek ekipi nga Izraeli, Nahariya.
Po ashtu, Thomas ishte zgjedhur edhe MVP i Ligës Ballkanike (BIBL), ku luajti me një mesatare prej 15.6 pikëve, 7.8 kërcimeve dhe 2.5 asistimeve për ndeshje.
Ndërkohë, në kampionatin e Izrealit, ai ka pasur një mesatare prej 14.2 pikëve e 7.9 kërcimeve. Thomas, karrierë në Evropë ka bërë edhe në Francë, Finlandë e Qipro.