Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Rahoveci përforcohet me një amerikan

KB Rahoveci përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar transferimin e amerikanit, Xavier Newson, që është amerikani i parë në këtë klub.

Ai luan në pozitat 2/3 dhe është 1.93 cm i gjatë, ndërsa ka përvojë në kolegjet amerikane, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Klubi i Basketbollit Rahoveci ka kënaqësinë që të prezantojë përforcimin e parë të huaj për këtë sezon, amerikanin Xavier Newson. Basketbollisti që luan në pozitat 2/3 është 22 vjeçar, i gjatë 1.93 cm, ka qenë pjesë e shumë kolegjeve në SHBA ndërsa kjo do të jetë përvoja e parë e tij në Evropë më klubin tonë”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit.

Në edicionin e tij të fundit ai ishte pjesë e Goshen College derisa ai ka arritur të realizojë mesatarisht 17 pikë e 3 asistime për ndeshje ndërsa mesataren e paraqitjes në parket e ka pasur 29 minuta.

“Xaiver do të arrijë së shpejti në Rahovec ndërsa do të jetë i gatshëm për skuadrën qysh në takimin e parë të stërvitjeve të shtunën”, thuhet në postimin e KB Rahovecit.

Më poshtë e keni një video me momentet më të mira të prurjes sonë te re