Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KB Rahoveci përforcohet edhe me një amerikan

Pas Xavier Newsonit klubi i basketbollit Rahoveci ka zyrtarizuar sot edhe një tjetër basketbollist amerikan.

Është ky, Junious Prowell, 24 vjeçar me gjatësi prej 1.87 centimetra derisa luan në pozitën 1, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në prag të nisjes së përgatitjeve për stinorin e ri KB Rahoveci ka kënaqësinë që të prezantojë përforcimin e radhës, është fjalë për basketbollistin që vije nga SHBA-ja, Junious Prowell”, thuhet në konfirmimin e KB Rahovecit.

Image

Më tutje klubi i Rahovecit bën të ditur se ai ishte pjesë e disa kolegjeve ndërsa së fundi në skuadrën e Waldorf University. Prowell në rolin e organizatorit mesatarisht për ndeshja ka zhvilluar nga 30 minuta lojë, derisa mesatarja pikëve për ndeshje është 19.1 dhe 4 asistime.

Prowell do të arrijë nesër në Rahovec dhe do të jetë i gatshëm për skuadrën të shtunën në stërvitjen e parë.