Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prowell kthehet në Rahovec pas telasheve me ligjin në SHBA

Basketbollit kosovar vazhdojnë t'i bashkohen lojtarë amerikanë me dosje jo plotësisht të pastër në vendin e tyre.

I tillë mund të llogaritet edhe njëri prej tre amerikanëve të Rahovecit, Junious Prowell, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rahoveci, që ka pretendime të mëdha për pranverë, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Prowellin për vazhdim të bashkëpunimit, përkatësisht që ai të luajë edhe në stinorin pranveror të IP Superligës së Kosovës. Prowell, sipas Rahovecit, të martën (sot) vjen në Kosovë dhe i bashkohet menjëherë skuadrës në stërvitje.

Ai për Rahovecin ka luajtur edhe në vjeshtë dhe ishte ndër lojtarët më të dalluar. Pati mesatare prej 14 pikëve e 3,2 kërcimeve e 3,6 asistimeve.

Por mediumet amerikane kanë raportuar se Prowell vetëm pak ditë më parë ka mbyllur një rast gjyqësor, pasi në fillim të vitit të kaluar ishte arrestuar, meqë i ishte gjetur marihuanë në banesë. Ai kishte tentuar që marihuanën ta hidhte në tualet kur policët kishin hyrë për t'ia bastisur banesën. Kështu të paktën ka raportuar sajti "kimt.com". Bëhet fjalë për sasi prej 47 gramë marihuanë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)