Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rahoveci përforcohet me një amerikan

KB Rahoveci përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se është përforcuar me amerikanin James Stanback.

“KB Rahoveci ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin e parë të huaj që vjen nga SHBA, James Steanback. Ai luan në pozitën 3/4. James ishte pjesë e disa kolegjeve në Neë Jersy, ndërsa ka përgatitjen e duhur për të qenë pjesë e skuadrës sonë”, thuhet në konfirmim, transmeton Koha.net.

Basketbollisti amerikan tashmë ka arritur në Rahovec dhe do të jetë i gatshëm qysh në stërvitjen e parë për këtë sezon qe zhvillohet nesër nën drejtimin e trajnerit, Bujar Loci.

Rahoveci bën të ditur se James nuk do të jetë përforcimi i vetëm i huaj.