Katër skuadra janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, francezit Florian Thauvin ka njoftuar të premten “L’Equipe”.
Thauvin do të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni pasi i skadon kontrata me Marseillen.
Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një kampionat tjetër.
Milani, Leicesteri, Crystal Palave dhe Sevilla janë skuadrat që kanë shprehur interesim për Thauvinin.
28-vjeçari këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka bërë nëntë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat me Marseillen.
Ai është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2017 kurse karrierë ka bërë edhe te Newcastle, Lille e Bastia.
Artikuj të ngjashëm