Sport

Thauvin transferohet në Itali

Sulmuesi francez, Florian Thauvin ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Serie A.

30-vjeçari i është bashkuar Udineses, ekip te i cili është zyrtarizuar të martën.

Thauvin me Udinesen ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2025.

Ai tek Udinese është transferuar si lojtar i lirë, pasi javë më parë ka shkëputur kontratën me ekipin nga Meksika, Tigres.

Thauvin ka qenë pjesë e ekipit meksikan prej verës së vitit 2021 kur iu bashkua nga Marseille.

Gjatë karrierës së tij, Thauvin ka luajtur edhe te Newcastle Unitedi, Lille e Bastia. Ai gjithashtu ka edhe 10 paraqitje dhe 1 gol të shënuar me Përfaqësuesen e Francës.