Sulmuesi Florian Thauvin do të vazhdojë karrierën në Serie A edicionin e ardhshëm. Thauvin do të largohet nga Marseille për t’iu bashkuar skuadrës së Milanit në fund të këtij edicioni, kanë raportuar mediumet e huaja të premten.
Francezi 27-vjeçar, tek ekipi italian do të transferohet si futbollist i lirë pasi në verën e ardhshme i skadon kontrata me Marseillen.
Thauvin tashmë ka pranuar ofertën e Milanit dhe me ekipin italian pritet të firmos kontratë trivjeçare.
Këtë edicion, Thauvin ka shënuar tre gola dhe ka asistuar pesë herë në 13 ndeshje në të gjitha garat me ekipin francez.
Ai karrierë ka bërë edhe te Newcastle, Lille e Bastia kurse ka edhe dhjetë paraqitje me Francën.