Leicesteri dhe Sevilla janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit francez Florian Thauvin ka njoftuar të enjten “L’Equipe”.
Thauvin do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij edicioni pasi i skadon kontrata me Marseillen dhe si te Leicesteri ashtu edhe Sevilla po shihet si përforcim i duhur për sulmin.
Thauvin këtë sezon ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar dhjetë herë në 42 ndeshje në të gjitha garat. Francezi 28-vjeçar është pjesë e Marseillet prej vitit 2017, kurse karrierë ka bërë edhe te Newcastle, Lille e Bastia. Ai ka edhe dhjetë ndeshje dhe një gol të shënuar me Përfaqësuesen e Francës. Interesim për Thauvinin më herët ka treguar edhe skuadra e Milanit.