Sulmuesi francez, Florian Thauvin, do të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Sevillas për edicionin e ardhshëm, kanë raportuar mediumet spanjolle të hënën.
Mësohet se Sevilla muajin tjetër do të firmosë parakontratë me francezin, të cilit kontrata me Marseillen i skadon në fund të këtij edicioni. Thauvin ka refuzuar rinovimin e kontratës me Marseillen dhe në verën e vitit të ardhshëm do të largohet si futbollist i lirë. 27-vjeçari, te Sevilla shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm dhe për shërbimet e tij, ekipi spanjoll mësohet se ka mposhtur konkurrencën e fortë nga Milani dhe Newcastle Unitedi. Thauvin këtë edicion ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar shtatë herë në 21 paraqitje për Marseillen në të gjitha garat.