Sport

Milani insiston për Thauvinin

Milani është duke insistuar në transferimin e sulmuesit anësor francez Florian Thauvin, shkruan “Calciomercato”.

Kontrata e Thauvinit me Olympique Marseillen skadon në verë, ndërsa klubi francez është duke u përgatitur që ta humbasë atë pa dëmshpërblim.

Milani është i gatshëm t’i ofrojë Thauvinit kontratë katërvjeçare.