Një nga organizatorët kryesore të Kupës së Botës në Katar, Hassan Al Thawadi ka pohuar se midis 400 dhe 500 punëtor migrantë kanë vdekur ndërsa punonin në projekte të lidhura me Kupën e botës.
“Përllogaritja është midis 400 dhe 500. Nuk e kam numrin e saktë, kjo është diçka që po diskutohet”, ka thënë Al Thawadi për gazetarin britanik Piers Morgan në “Talt TV”.
Al Thawadi ka ngulur këmbë se vetëm nga numri i lartë i vdekjeve, vetëm 40 kanë vdekur gjatë punëve në ndërtimin e stadiumeve të Kupës së Botës.
Vdekjet tjera siç ka theksuar ai ishin të punëtorëve të përfshirë në ndërtimin e rrugëve, hoteleve dhe punëve tjera të infrastrukturës.
Artikuj të ngjashëm
-
Katari dërgon në Turqi 10 mijë shtëpi lëvizëse të Kupës së Botës
-
Një punëtor ka vdekur në Katar gjatë fazës grupore
-
Parlamenti Evropian kërkon ndihmë për familjet e punëtorëve të vdekur në Katar
-
Pas shumë polemikave e kritikave, sot nis Botërori i futbollit në Katar
-
Vdekja e punëtorëve, njollë e madhe për nikoqirin e Botërorit