Katari do të dërgojë mijëra kabina banimi nga Kupa e Botës që u zhvillua dhjetorin e kaluar atje, për të ofruar strehim për të mbijetuarit e tërmetit në Turqi.
Kombi i Gjirit ka deklaruar se e kishte në plan që t’i jepte si donacion shtëpitë e lëvizshme, raportoi Sky News të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAto janë shfrytëzuar si shtëpi të përkohshme për rreth 1,4 milionë fansa të futbollit, gjatë Kupës së Botës në Futboll.
Një grumbull prej 350 strukturash janë dërguar në Turqi të dielën, derisa shumë të tjera pritet të arrijnë brenda ditëve të ardhshme.
Dhjetëra mijëra ndërtesa janë shkatërruar në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit 7,8 shkallësh që goditi disa pjesë të këtyre dy shteteve një javë më parë.
Numri i të vdekurve si pasojë e tërmetit deri tani ka shkuar në mbi 37 mijë.