Përzgjedhësi i Katarit, Felix Sanchez, e ka udhëhequr skuadrën e tij në një tjetër stërvitje të enjten, ndërsa nikoqiri po përgatitet për ndeshjen e radhës në Grupin A kundër Senegalit.
Katari ka thyer një rekord negativ nga ndeshja e parë. U bë përfaqësuesja e parë që humbi ndeshjen hapëse të një Kupe të Botës si nikoqire e Botërorit.
Katari në ndeshjen e parë të dielën në nisje të Botërorit u mposht nga Ekuadori 2:0.
Sanchezi beson se ekipi duhet ta lërë prapa atë humbje dhe të luajë më e qetë në duelin kundër kampionit afrikan të premten në stadiumin “Al Thumama”.