Franca do të përballet me Senegalin në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026, pas disfatës në vitin 2002.
Senegali e kishte mposhtur Francën njëzet e katër vjet më parë me rezultat 1:0, në fazën e grupeve të Botërorit.
Ekipi i drejtuar nga Didier Deschamps hyn si favorit për ta fituar Botërorin.
Ndeshja luhet të martën nga ora 21:00 në stadiumin “MetLife” në New York.
Franca e mbushur me yje, ka fituar nëntë nga 11 ndeshjet e fundit. Ka një humbje dhe një barazim.
Edhe
Deschamps tregon “sekretin” e dominimit të Francës
Fitoren e radhës e synon kundër Senegalit, që u kualifikua për herë të tretë radhazi në Kupën e Botës.
Arritja më e madhe e Senegalit në Kupën e Botës është kalimi në çerekfinale në vitin 2002, kur edhe ia kishte shkaktuar humbjen Francës.
Por përsëritja e rezultatit mund të jetë e vështirë.
Franca ka humbur tri nga katër ndeshjet e fundit në grupe të Kupës së Botës kundër skuadrave afrikane.
Edhe
Mbappe synon shkëlqimin në ndeshjen jubilare për Francën
Kylian Mbappe po i afrohet rekordit të Miroslav Kloses prej 16 golash. Mbappe i ka shënuar 12 gola për francezët.
Senegali do të udhëhiqet nga Ismaila Sarr, i cili e fitoi Ligën e Konferencës me Crystal Palacen.