As si lojtar e as si trajner, Didier Deschamps, nuk ishte përballur me Senegalin.
Për herë të parë Senegali do të jetë kundërshtar i Deschampsit të martën mbrëma.
Franca dhe Senegali do të takohen të martën nga ora 21:00, në kuadër të Grupit I të Kupës së Botës.
“Për Deschampsin i cili është përballur me shumicën e vendeve evropiane, përfshirë 85.5% të anëtarëve të UEFA-n, Senegali është kundërshtari i shtatë nga kontinenti afrikan, pas Afrikës së Jugut, Kamerunit, Bregut të Fildishtë, Marokut, Nigerisë dhe Tunizisë”, shkruan “L’equipe” të hënën.
Deschamps është në javët e fundit në postin e përzgjedhësit të Francës.
Artikuj të ngjashëm