Franca nuk e ka pritur me shumë entuziazëm ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës, pasi ambiciet e saj ishin shumë më të mëdha, arritja në finale dhe lufta për trofeun.
Pas eliminimit nga Spanja në gjysmëfinale, zhgënjimi në kampin francez ishte i madh, pasi një medalje bronzi nuk e zëvendëson dot objektivin kryesor.
Megjithatë, futbollistët synojnë ta përfundojnë turneun me një fitore dhe t’i japin selektorit Didier Deschamps një mbyllje të veçantë të aventurës së tij në krye të Përfaqësueses së Francës.
Ndeshja ndaj Anglisë do të jetë e fundit për Deschampsin si trajner i Francës.
“Asnjëri prej nesh nuk donte të luante për vendin e tretë, por nuk kemi zgjedhje tjetër. Ne duam t’ia shpërblejmë trajnerit tonë. Ai ka bërë shumë Francën dhe duhet t’i jemi mirënjohës për këtë. Tani duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për ta fituar këtë ndeshje dhe për ta marrë këtë medalje bronzi”, ka thënë qendërmbrojtësi Ibrahima Konate.
Franca dhe Anglia të shtunën nga ora 23:00 do të luajnë për vendin e tretë.