Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Katari mbron trofeun e Kupës së Azisë

“Hat-tricku” i shënuar nga Akram Afif e ka ndihmuar Katarin që ta fitojë trofeun e Kupës së Azisë.

Katari të shtunën fitoi me rezultatin 3:1 ndaj Jordanisë, në finalen e zhvilluar në “Lusail Stadium”.

Katari u bë shteti i parë që e mbron këtë trofe që prej vitit 2004.

Ishte vetëm trofeu i dytë i fituar nga nikoqiri i turneut.

Afif të gjitha golat i shënoi nga penalltia. Të parin e realizoi në minutën e 22-të, ndërsa Jordania u kundërpërgjigj në minutën e 67-të, kur sulmuesi Yazan Al Naimat i barazoi shifrat në 1:1. Më pas, Afif shënoi edhe dy penallti të tjera, në minutën e 73-të dhe në minutën e pestë të shtesës, për rezultatin final të takimit. Afif golat i festoi duke bërë magji me kartonë.

Sulmuesi i Katarit e fitoi edhe trofeun e “Këpucës së Artë”, pasi ka realizuar tetë gola gjithsej në këtë edicion të Kupës së Azisë.

Edhe Katari avancon në finale të Kupës së Azisë Sport Katari avancon në finale të Kupës së Azisë

Afif, 27-vjeçar, ishte pjesë e Katarit edhe në vitin 2019. Në edicionin e kaluar, Afif kishte më së shumti asistime.

Jordania nga ana tjetër është ende në kërkim të trofeut të parë të kësaj gare.