Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kastrati shënon “hat-trick”, shpreson në ftesë nga përfaqësuesja A

Lirim Kastrati kishte shkëlqyer në barazimin 1:1 të U-21 të Kosovës ndaj Irlandës, më 7 shtator në Mitrovicë. Falë shpejtësisë që ka, ai kishte shpërthyer në krahun e majtë në minutën e 65-të dhe kishte asistuar në zonë për Florent Hasanin që realizoi për Kosovën.

Pas atij takimi Kastrati është kthyer te skuadra e tij, Lokomotiva e Zagrebit. Dhe ka vazhduar të dallohet falë shpejtësisë që ka, shkruan sot “Koha Ditore”.

19-vjeçari nga Hogoshti, të dielën, realizoi tre gola në fitoren 5:2 të Lokomotivës në udhëtim ndaj Slaven Belupos. Të gjithë golat i ka shënuar pasi ka vrapuar të paktën prej gjysmës së fushës, pas kundërsulmeve të skuadrës së tij.

Kastrati realizoi në minutën e 23-të, të 46-të dhe të 83-të. Ai në gjashtë paraqitje ka katër gola e dy asistime në këtë edicion të kampionatit kroat.

“Jam duke punuar shumë fort si në stërvitje ashtu edhe në mënyrë individuale dhe kjo po e bën të veten. I falënderoj si përfaqësuesen U-21 të Kosovës ashtu edhe Lokomotivën për punën që e kemi bërë së bashku. Meritat janë të të gjithë lojtarëve, jo vetëm të miat”, ka thënë Kastrati për gazetën... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)