Lirim Kastrati po vazhdon me formë të lartë në kampionatin e Kroacisë në futboll. 19-vjeçari nga Hogoshti, të shtunën shënoi gol të bukur në fitoren 2:0 të Lokomotiva Zagrebit ndaj Rijekës, në kuadër të xhiros së tetë të kampionatit kroat.
Në shtatë paraqitje Kastrati ka shënuar pesë gola, ndërsa ka edhe dy asistime. Një javë më parë kishte shënuar tre gola në fitoren 5:2 ndaj Slaven Belupos, shkruan sot “Koha Ditore”. Kështu ishte bërë lojtari i dytë më i ri që ka shënuar “hat-trick” në histori të kampionatit kroat.
Kastrati po shquhet sidomos me shpejtësinë e tij dhe tashmë llogaritet më i shpejti në kampionatin kroat. Ai po luan si sulmues i krahut të djathtë, ku po del të jetë shumë produktiv.
Një tekst të gjatë të shtunën futbollistit kosovar ia ka kushtuar gazeta e njohur sportive kroate, “Sportske Novosti”. Në atë tekst, Kastrati ka shprehur një dëshirë të papritur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)