Pajtim Kasami ka shënuar një gol në fitoren e thellë të Olimpiacosit në udhëtim te Volosi. Olympiacosi fitoi me rezultatin 3:0 të dielën, në ndeshjen që i takoi xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Greqisë. Kasami golin e parë në kampionatin grek e realizoi në minutën e shtatë.
Ai e kompletoi këtë ballafaqim, ndërsa te vendësit, Ergys Kaçe luajti deri në minutën e 75-të.
Ndërkohë, Zymer Bytyqi, futbollisti i Kosovës, nuk ishte fare i grumbulluar për këtë ballafaqim. Olympiacosi është i treti në tabelë me 59 pikë pas 27 ndeshjeve. Volosi ka 39 pikë në pozitën e gjashtë.
Artikuj të ngjashëm