Olympiacosi ka fituar 5:0 ndaj Volosit të dielën. Ndeshja i takonte xhiros së 33-të të Superligës së Greqisë.
Njërin prej golave për Olympiacosin e shënoi Pajtim Kasami. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 25-të.
Për Olympiacosin prej minutës së 80-të luajti edhe Zymer Bytyqi. Për të ishte paraqitja e parë që prej 5 marsit.
Reprezentuesi i Kosovës ka vetëm dy paraqitje në Superligën e Greqisë. Olympiacosi renditet i treti me 66 pikë, dhjetë më pak se AEK-u e Panathinaikosi. Ka humbur garën për titull të kampionit.