Sport

Bytyqi zëvendësues në fitoren e Olympiacosit

Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi, ka luajtur prej minutës së 73-të për Olympiacosin që shënoi fitore të thellë. Skuadra e madhe greke të dielën pasdite fitoi 6:0 ndaj Levadiakosit. Çështja e fituesit ishte zgjedhur kur Bytyqi u aktivizua.

Ndërkohë Pajtim Kasami u aktvizua në minutën e 59-të për Olympiacosin.

Ndeshja i takoi xhiros së 25-të të elitës greke. Olympiacosi është i dyti me 53 pikë.

Po lufton me Panathinaikosin dhe AEK-un për titull të kampionit.